Altini, tashmë i divorcuar, ka treguar historinë e tij në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti në News24.
Ai tha se e ka kapur ish-gruan duke biseduar me një person të dyshimtë.
“Ajo ishte në dhomë tjetër. Unë shkoj afër dhe po fliste me një shoqe. Ajo i tha se a të mori në telefon një X person. Pastaj ish-gruaja i tha që mos fol kështu se kam burrin në shtëpi”. Sipas tij, pasi ia ka kërkuar telefonin ish-gruas, ajo ka reaguar shumë keq.
Altini: Unë shkoj i gjakosur në polici dhe ish-gruaja merr urdhër mbrojtje. Një shoqe i tha gruas që a të mori X person në telefon. Kur shkova afër unë, e dëgjova që i tha shoqes “shhtt” mos fol kështu se kam burrin këtu e më dëgjon. U hodh sipër telefonit dhe me fuqi ma mori. Ajo u hodh menjëherë dhe më grisi nga fytyra komplet. Unë nuk e kam dhunuar.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co