Rodrigo shënoi një gol të mrekullueshëm në Majorka që dukej se i hapi rrugën një fitoreje të Madridit në debutimin në La Liga. Në fund ndeshja ndryshoi rrënjësisht dhe gjithçka u mbyll në barazim falë golit të Muriqit për ishullorët.
Megjithatë, Rodrigo e bëri punën e tij që u shfaq si lojtari më i mirë i Madridit në Majorka. Një paraqitje e mirë që konfirmon dhe ndeshjen e tij në finalen e Superkupës së Europës kundër Atalantës mesjavën e kaluar. Edhe pse kundër Atalantës, në qendër të vëmendjes ishin Bellingam, Vinicius dhe Mbape, pas ndeshjes Ançeloti dhe stafi i tij e kishin të qartë se Rodrigo kishte qenë “lojtari më i mirë i ndeshjes”.
Ky vlerësim u bazua si në punën e tij sulmuese, ashtu edhe në fazën mbrojtëse, detyrë në të cilën braziliani nuk kurseu përpjekjet e tij. Kundër Majorkës, ai ishte edhe një herë lojtari më i mirë në sulmin e bardhë, në një ndeshje ku Vinicius humbi shumë beteja të pakuptimta, Bellingam ishte më i ngadalshëm dhe më i rëndë, kurse Mbape nuk ishte po aq preciz sa ndaj Atalantës. Goli i Rodrigos shtoi shkëlqimin gjatë lojës, teksa ndër të tjera, për të dytin sezon radhazi ai u bë golashënuesi i golit të parë të Realit në La Liga.
Kështu ndodhi edhe në sezonin 2023-24, kur numri 11 shënoi kundër Bilbaos golin e parë që i hapi rrugën suksesit të “Los Blancos” në “San Mames”. Mançester Siti është klubi kryesor i interesuar për të, por Ançeloti dhe klubi i Realit kanë vendosur të besojnë në aftësitë e tij dhe deri më tani braziliani i ka dhënë të drejtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co