“Më jep 20 mijë euro…”- Shantazhonte biznesmenin, AMP arreston shefin e Sektorit kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Durrësit (EMRI)

me jep 20 mije euro shantazhonte biznesmenin amp arreston shefin e sektorit kunder trafiqeve dhe narkotikeve ne policine e durresit emri

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga shefin e Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Gazmir Preçi, i cili akuzohet se ka shantazhuar një biznesmen në Durrës.

SHEFI I NARKOTIKEVE DURRES

Në njoftimin zyrtar AMP thotë se Preçi duke shfrytëzuar detyrën, i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali dhe i ka marrë atij 10 mijë euro, duke e shantazhuar se do ti bllokonte aktivitetin.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Njoftimi:

Durrës – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar Gazmir Preçin me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →