“Më ka kapur dhe më ka çjerrë nga dora, më pas…”- I mituri e denoncon për ngacmim s*ksual, arrestohet një shtetas në Berat! Ja çfarë u zbulua nga Akti i Ekspertimit Mjekoligjor

me ka kapur dhe me ka cjerre nga dora me pas i mituri e denoncon per ngacmim sksual arrestohet nje shtetas ne berat ja cfare u zbulua nga akti i ekspertimit mjekoligjor








































Policia ka arrestuar një shtetas me iniciale S.O., me urdhër të Prokurorisë Berat, pasi nga hetimet është zbuluar se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

policia

Prokuroria e Beratit bën me dije se  më 25 nëntor, shtetasi i mitur A.Gj., ka bërë kallëzim penal ndaj këtij personi, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Në kuadër të hetimeve ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mprehtës.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se i mituri kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet i akuzuari, i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se i akuzuari ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual”.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të tij, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Njoftimi i Prokurorisë Berat:

I dënuar më parë për ‘ngacmim seksual’, me kërkesë të Prokurorisë Berat arrestohet për të njëjtën vepër penale shtetasi S.O

Më kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u arrestua shtetasin S.O. për veprën penale ‘Ngacmimi seksual” e parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më 25.11.2024, shtetasi i mitur A.Gj., ka bërë kallëzim penal ndaj këtij personi, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.712/2024 ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehtës. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi K.Gj, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se shtetasi A.Gj kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi R.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi R.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit R.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Gjithashtu, kjo masë synon edhe parandalimin e ngjarjeve më të rënda si dhe garanton interesin më lartë të fëmijës së mitur. Prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum, pasi vepra në rastin konkret dënohet në maksimumin e saj me 7 (shtatë) vjet burgim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →