“Më ka persekutuar partia ime”- Açka për PD: Të reformohet për të marrë pushtetin, dikush duhet të sakrifikojë! Nëse vazhdojnë kështu…

me ka persekutuar partia ime acka per pd te reformohet per te marre pushtetin dikush duhet te sakrifikoje nese vazhdojne keshtu





































Deputetja demokrate, mbeshtetëse e Partisë më të re “Djathtas 1912”, Flutura Açka është shprehur se ish forca  e saj politike (Partia Demokratike) e ka persekutuar.

acka

Në studion e lajmeve në News24, Açka tha se ajo i ka siguruar PD-së 2 mijë vota nga elektorati gri në Elbasan, ndërsa shtoi se partitë duhet t’u japin më shumë kohë kandidatëve për deputetë, që të kenë mundësi për t’u njohur nga votuesit.

“PD i ka hequr disa momentet Kodit Zgjedhor që mund t’i jepte me shumë mundësi opozitës, duke filluar nga herësi. Psh një Flutur tjetër do të hyjë në Parlament, i merr 6 mijë vota. Unë kam marrë 2 mijë, vota gri. Unë në Elbasan i kam rrjepur partia ime. Mua më ka persekutuar partia ime. Mbase dhe nuk ishte mjaftueshëm kohë. Ndaj them që figurat që do hyjnë në Parlament, kanë nevojë për shtrirje, performacë mediatike, gjë që partitë nuk e bëjnë”, tha Açka.

Deputetja demokrate u tregua kritike me PD-në duke thënë se duhet të reformohet në mënyrë që të fitojë zgjedhjet. Ajo shtoi se dikush duhet të sakrifikojë, por theksoi se ata që duhet ta bëjnë këtë gjë, kanë një tjetër agjendë.

“Jam duke pritur që PD të kuptojë momentin historik. Ua kam thënë disa herë sesi të ndreqin gjërat, nëse vazhdojnë kështu nuk e di çdo të ndodhë. Duhet të bëjë rregullimet e veta parazgjehdore, duke thënë se unë jam e unifikuar dhe gati për të ardhur në pushtet. Këtë mund ta bëjë duke u reformuar, dikush duhet të sakrifikojë, por kam përshtypjen që ata që duhet të sakrifikojnë kanë një tjetër agjendë”, tha Açka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →