Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin 2025 duke postuar në Facebook, një video të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, kyefjalën e vitit që lamë pas.
Rama shfaqet në video me figurën e shquar, Ismail Qemali, duke ecuar në Tiranë te Kryeministria dhe te Sheshi i Flamurit në Vlorë.
Ndërkohë në sfond shfaqet flamuri shqiptar dhe ai i BE-së.
“MIREMENGJES
nga Ismail Beu dhe unë e me këmbë të mbarë 2025”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Rama gjatë vitit që lamë pas ka folur shumë për Inteligjencën Artificiale dhe implementimin e saj te Prokurimet.
Edi Rama: Duam të bëjmë sistemin e pare te prokurimeve me inteligjence artificiale, jo vetëm në rajon, por edhe ne Europë. Jemi në fazën e zbatimit të fiksimit tim të shumë viteve të katalogut të prokurimeve që të ikë përfundimisht historia që në një shkollë karriget të jenë ndryshe në një klasë dhe ndryshe në klasën tjetër, por të ketë një katalog dhe një autoritet prokurimesh qendror që do të heqë përfundimisht prokurimet nga duart e ministrive. Ministritë nuk do të merren me prokurime, entet politikbërëse, entet e shërbimeve nuk do të merren me prokurime, por do t’i bëjë kjo agjenci.
Unë mendoj që, në këtë pikë, sikur t’ia linim të gjithë inteligjencës artificiale që ta merrte baltën, mirë do të ishte.
Të thoshim nuk kemi më punë fare, e ka inteligjenca artificiale, shkoni gjejeni ku është dhe bjerini për grabitje fondesh (qesh).
Zot do t’i dalim, por na mbytën. Ne duhet të jemi të guximshëm dhe sikur modeli të bëjë 85-90% të punës, tek pjesa vendimmarrëse në fund është njeriu, por të gjithë këtë pjesën e volumit të madh të marrjes së futjes së vaporave në port dhe shkarkimit të kontejnerëve, hapjes vendosjes në tavolinë dhe shqyrtimit paraprak, sikur ta bëjë këtë AI dhe të heqim këtë barrë nga mijëra njerëz që futën në Komisione Prokurimi, bëjnë vlerësime etj., do të jetë standard tjetër.