“Më kërkoi Italia, Silvinjo nuk kishte zgjidhje tjetër me mua”, Kumbulla tregon eksperiencën në Spanjë: Vetëm kur luan ndaj Vinicius e Mbape e kupton sa të mirë janë

me kerkoi italia silvinjo nuk kishte zgjidhje tjeter me mua kumbulla tregon eksperiencen ne spanje vetem kur luan ndaj vinicius e mbape e kupton sa te mire jane








































Marash kumbulla ka dhënë një intervistë për “RG Media” duke folur për karrierën e tij në futbollin e klubeve, por edhe me Kombëtaren. Mbrojtësi ka theksuar në këtë intervistë se si kishte bërë zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

kumbulla

“Kam luajtur më Shqipërinë që kur isha 15 dhe kur mbusha 19, më duhej të zgjidhja mes Shqipërisë dhe Italisë për ekipin e parë. Edhe pse më kërkonte Italia të luaja me të, unë nuk kisha dyshime. E gjithë familja ime është nga Shqipëria, unë ndjehem shqiptar dhe dëshiroja të luaja për të. Ekipi kombëtar është rritur shumë në vitet e fundit pasi shumë lojtarë të cilët kishin mundësinë të zgjidhnin për të luajtur me Shqipërinë apo një vendi tjetër, zgjodhën Shqipërinë. Shpresojmë që kjo të motivojë djem të tjerë që të bëjë të njëjtën zgjedhje në të ardhmen”, tha ia.

Një dëmtim e la larg Kombëtares për shumë kohë dhe Kumbulla i është gëzuar faktit që kishte mundësinë të luante përsëri për kuqezinjtë.

“Unë luaja gjithmonë për Shqipërinë para dëmtimit në menisk. Por pas tij, trajneri nuk kishte zgjidhje por të përdorte njerëz të tjerë në pozicionin tim. Mua më duhej të kthehesha përsëri në formë maksimale, ndaj ishte e rëndësishme për mua që të luaja këto ndeshje. Jam shumë i lumtur që po luaj përsëri për Shqipërinë”, tha mbrojtësi.

Më pas Kumbulla u ndal të karriera e tij në klube, duke filluar nga ajo në Itali, me Veronën dhe Romën.

“Nga të gjithë trajnerët me të cilët kamë punuar, Juriç kishte influencën më të madhe te unë si lojtar. Ai më dha mundësinë kur isha vetëm 19 vjeç. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës çdo ditë, pasi ai më ndihmoi të ndryshoja jetën.

Kalimi te Roma për 30 milionë euro? Nuk po mendoja për vlerën në fillim, dëshiroja thjesht të luaja futboll. Kishte shumë trysni, Roma ka një ekip të madh në Itali ku tifozët kërkojnë shumë. Por unë i jam gëzuar shumë kohës time në Romë dhe trysnia, edhe në periudhën më të keqe, më ndihmoi të rritem. Jam rritur shumë nën drejtimin e Murinjos, sa i përket karakterit dhe mentalitetit. Ai të tregon të vërtetën në fytyrë. Ai të ndihmon të shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën më të thjeshtë të luash në nivelin më të lartë”, deklaroi Kumbulla.

Më pas ai foli edhe për eksperiencën e re në Spanjë, si dhe kundërshtarët me të cilët ishte përballur në La Liga me fanellën e Espanjol.

“Kilian Mbape dhe Vinicius janë lojtarët më të vështirë ndaj të cilëve kam luajtur në karrierën time. Kur luan kundër tyre, e kupton se sa të mirë janë, ata janë në një nivel tjetër. Ishte e pabesueshme të luaje në “Santiago Bernabeu”, ai është stadiumi më i mirë në të cilin kam luajtur”, ishin fjalët e Kumbullës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →