Dy 19-vjeçarë u arrestuan nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Tempulli” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Të arrestuarit u kapën me kokainë të ndarë në doza gati për shitje.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.
Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim , shtetasit:
G. D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co