“Më kushtonte më shumë se çmimi i madh!”- Albano Bogdo tregon arsyen pse nuk pranoi të ishte pjesë e BBV: Më ftuan atë vit që ishte Luizi, por…

me kushtonte me shume se cmimi i madh albano bogdo tregon arsyen pse nuk pranoi te ishte pjese e bbv me ftuan ate vit qe ishte luizi por





































Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka treguar së fundmi arsyet se pse refuzoi të ishte pjesë e Big Brother Vip Albania.

albano bogdo

Në një intervistë, Albano tha se e kanë ftuar për të qenë pjesë e kastit të BBV 2, në edicionin ku ishte edhe Luiz Ejlli, i cili arriti të merrte çmimin e madh.

Aktori tha se fillimisht e pranoi ftesën, por i duhej të prishte kontratën me spektaklin e humorit,  “Klanifornia”, e cila siç tha Albano, do t’i kushtonte më shumë sesa çmimi i madh, dhe në këtë situatë refuzoi ftesën për në BBV.

“Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi. Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova. Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën. Prishja e kontratës sime kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh. Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë”, tha ai në “Robi plaket kur don vet’”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al