Bota

“Me listën e mbyllur do të zgjidhen deputetë të privilegjuarit e kryetarëve”- Alibeaj kërkesë presidentit Begaj: Mos dekreto ndryshimet në Kodin Zgjedhor

me listen e mbyllur do te zgjidhen deputete te privilegjuarit e kryetareve alibeaj kerkese presidentit begaj mos dekreto ndryshimet ne kodin zgjedhor





































Deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj, një ditë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj të mos i dekretojë këto ndryshime.

alibeaj

Alibeaj në shkresën drejtuar Begajt, ndër të tjera thotë se me mbylljen e 1/3 së listës, cenohet parimi i barazisë para ligjit, duke deformuar vullnetin kushtetues për votimin parapëlqyes/

Sipas tij ligji u pamundëson shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive dhe se në Kuvend do të futen vetëm deputetët e privilegjuar të kryetarit.

Postimi i plotë:

I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës sëShqipërisë” i ndryshuar”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024.

Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë, cënon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik). Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre.

Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive. Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternativë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts