Me maskë dhe kapuç të zi/ Zbardhet shpërthimi me eksploziv në një mobileri në Durrës, autori kishte vendosur edhe më parë eksploziv në… (EMRI)

me maske dhe kapuc te zi zbardhet shperthimi me eksploziv ne nje mobileri ne durres autori kishte vendosur edhe me pare eksploziv ne emri
me maske dhe kapuc te zi zbardhet shperthimi me eksploziv ne nje mobileri ne durres autori kishte vendosur edhe me pare eksploziv ne emri

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë, ku pranë një biznesi në Durrës u vendos një sasi lënde eksplozivi, e cila dëmtoi vetratën dhe portën hyrëse.

Pronari i biznesit deklaroi se kjo nuk ishte hera e parë, por se në mobilerinë e tij ishte vendosur eksploziv edhe dy herë të tjera.

Policia njofton se është arrestuar autori i ngjarjes, dhe se është po i njëjti person i cili ka vendosur lëndën plasëse edhe herët e tjera.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket 33-vjeçari Alban Qira nga Kruja me eksplozivin në dorë.

Blutë njoftojnë se 33-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve.

[embedded content]

Njoftimi: 

Durrës/Zbardhen 3 rastet e vendosjes së lëndës eksplozive në një mobileri.

Identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari nga Kruja, i cili 4 ditë më parë, dyshohet se vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.

Nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të zbardhur 3 shpërthime të lëndëve eksplozive, të kryera gjatë 2 viteve të fundit, në biznesin (mobilieri) e shtetasit A. A., 48 vjeç, në fshatin Rrashbull, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasit Alban Qira, 33 vjeç, banues në fshatin Borizanë.

Nga këto veprime dyshohet se më datat 18.11.2023, 07.03.2024 dhe 03.04.2024, shtetasi Alban Qira ka vënë lëndë eksplozive (mina artizanale), në ambientet e jashtme të mobilierisë së shtetasit A. A..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →