![Me maskë në kokë dhe bluzë të kuqe, një person vjedh pikën e këmbimit valutor në Tiranë 2 me maske ne koke dhe bluze te kuqe nje person vjedh piken e kembimit valutor ne tirane](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/me-maske-ne-koke-dhe-bluze-te-kuqe-nje-person-vjedh-piken-e-kembimit-valutor-ne-tirane.jpg)
TIRANË – Një pikë këmbimi valutor në Tiranë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se autori është një person, që kishte vendosur maskë në kokë dhe kishte veshur bluzë të kuqe. Policia lajmëron se autori dyshohet se ka qenë i pajisur me një pistoletë, që dyshohet se ka qenë lodër. Efektivët janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co