Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar, Gazmend Bardhi i ftuar në studion e “Open” në News24 ndër të tjera ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur nevojën për dialog që të zgjidhet situata në Kuvend.
Ai theksoi se ka qenë thirrja e vazhdueshme e tre që solli reflektimin e palëve që janë ulur në tryezë.
“Qëndrimet e partnerëve janë publike dhe unë dua t’i falenderoj. Kanë nxitur nevojën për dialog që të zgjidhet situata në Kuvend.
Ka qenë thirrja e vazhdueshme e tyre për dialog që solli një reflektim nga të gjitha palët që janë në tryezë.
Unë kam shprehur vullnetin tim dhe vërtetësinë time për qëndrimet e mia se pse kemi hyrë në këtë aksion,” tha Bardhi.
Ai tha se nëse mazhoranca nuk i përmbahet marrëveshjes, aksioni do të vazhdojë dhe seanca e radhës do të bllokohet, duke shtuar se deri më tani ka një marrëveshje në parim dhe jo përfundimtare.
“Nuk ndërpritet aksioni. Kemi pasur një shkak dhe u zgjodh pasoja. Nëse nuk ka zgjidhje edhe në seancën e radhës do të këtë bllokim.
Kam thënë që kemi rënë dakord në parim, por nuk ka dakordësi përfundimtare,” shtoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co