Në prag të ndeshjes kundër Interit, të planifikuar për nesër në orën 20:45 në stadiumin Artemio Franchi, trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar.
Rikthehet Nico Gonzalez, pjesë shumë e rëndësishme e skemave të teknikut. Sulmuesi Josip Brekalo nuk është grumbulluar, pas thashethemeve të fundit për një kalim te Hajduku i Splitit, në Kroaci. Christensen dhe Dodo janë gjithashtu jashtë skuadrës, ndërsa Cristiano Biraghi është i pezulluar.
“Rendiment i mirë për ne për atë që bëmë në pjesën e parë të sezonit, askush nuk mund të thotë që nuk po bëjmë gjënë e duhur. Por pjesa e dytë e edicionit është gjithmonë një kampionat ndryshe, duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara, duke i përballuar ndeshjet me vendosmëri, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat. Jemi gati. Është një ndeshje e rëndësishme për ne, do të jetë e vështirë sepse Interi po bën mirë nga të gjitha këndvështrimet” – tha trajneri i Fiores, Italiano.
Fiorentina synon të arrijë “trenin” për në Europë, nëse kampionati do mbaronte nesër, skuadra violë do përmbushte objektivin, pasi gjendet në vendin e pestë.
Lista:
Porta: Martinelli, Terracciano, Vannucchi.
Mbrojtja: Comuzzo, Faraoni, Kayode, Martinez Quarta, Milenkovic, Mina, Parisi, Ranieri.
Mesfusha: Amatucci, Barak, Bonaventura, Duncan, Infantino, Maxime Lopez, Mandragora, Arthur.
Sulmi: Beltran, Nico Gonzalez, Ikone, Nzola, Sottil
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co