“Më në fund qeveria i thirri mendjes”, Tabaku pas deklaratave të Ramës: Foksi në 3 drejtime kryesore. Ndryshe, do të numërojmë të rinjtë që ikin e pronat që ndahen si qoka

me ne fund qeveria i thirri mendjes tabaku pas deklaratave te rames foksi ne 3 drejtime kryesore ndryshe do te numerojme te rinjte qe ikin e pronat qe ndahen si qoka
me ne fund qeveria i thirri mendjes tabaku pas deklaratave te rames foksi ne 3 drejtime kryesore ndryshe do te numerojme te rinjte qe ikin e pronat qe ndahen si qoka

Duke marrë shkasë nga disa deklarata të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ku theksoi se brenda Komisionit të Ligjeve do të krijohet një mekanizëm me opozitën për procesin e integrimit, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, thekson se qeveria u kujtua për procesin e integrimit megjithëse deri dje hapat e këtij procesi i ka mbajtur mbyllur në sirtaret e kryeministrisë.

Reagimi i plotë:

Integrimi si Mision Kombëtar: Fuqizimi i Parlamentit dhe Lufta Kundër Korrupsionit. Më në fund, qeveria u kujtua për procesin e integrimit megjithëse deri dje hapat e këtij procesi i ka mbajtur mbyllur në sirtaret e kryeministrisë. Për nga rëndësia dhe pesha procesi integrimit duhet të jetë një debat kombëtar që fatkeqësisht deri më tani ka dështuar për të qenë i tillë si pasojë e miopisë së qeverisë (si në çdo gjë) për ta pasur pronë të saj. Ka dështuar për t’i vënë qytetarët e përfituesit në qendër të këtij diskutimi.

Por, më në fund qeveria i thirri mendjes duke hapur fillimisht veshët dhe sytë tek një temë që kam kohë që e flas dhe diskutoj publikisht për rëndësinë dhe nevojën. Ndaj mirë është të mos nxitohet por të fokusohet në tre drejtime kryesore: 1. Rritja e rolit të parlamentit jo vetëm në kapacitetet e ngritura por në eficencën e punës së tij sidomos në kontrollin ndaj qeverisë. Kjo do të thotë shqyrtim i imtësishëm i financave publike (pra shpenimeve të qeverisë), ligjeve që kalojnë me procedura të përshpejtuara apo inkezistente dhe një parlament ku opozita kryen funksionet që kushtetuta e ligji i përcakton fare mirë dhe që janë zemra e Demokracisë Institucionale në ndarjen e pushteteve.

2. Fryma e integrimit është gjithëpërfshirëse sikundër KKIE e ka treguar. Prandaj detyra e një mazhorance që nuk e ka pronë integrimit duhet të jetë ajo e garantimit (si pasojë e numrave që ka) të një fryme gjithëpërfshirëse në çdo iniciativë duke përfshirë jo vetëm opozitën por edhe shoqërinë civile edhe më gjerë. Kjo do të thotë gjithëpërfshirje dhe dialog në grupet e negociatave. Ftesa e kujtdo nga studentet, fermerët e çdo grupi interesi në tryezë diskutimi dhe jo ta kthesh atë tryezë në një takim partiak.

3. Beteja kundër korrupsionit që duhet të jetë prioriteti kyç i Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht që kjo betejë nuk mund të dalë nga një qeveri përfaqesusit e së cilës shpenzojnë sot më shumë kohë në zyrat e SPAK se në zyrat e ministrive. Beteja kundër korrupsionit përpos vullnetit politik ka nevojë edhe për moralin politik, prandaj nuk mund të drejtohet nga një qeveri e cila ndonëse pretendon se e ka ideuar ajo SPAK dhe Reformën në Drejtësi, rezulton të ketë pasur zero denoncime në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për një reformë të vërtetë kundër korrupsionit domosdoshmëria është përfshirja e plotë e opozitës, falë të cilës është krijuar SPAK padyshim me dakordësinë e partnerëve strategjikë si SHBA dhe BE. Nga prokurirmet publike; te media, tatimet, doganat, investimet e huaja, dogana e tatime e çdo institucion ligjzbatues sot duhet rikonceptuar me frymën e sistemin antikorrupsion. Duhet të ketë sistemet për luftën ndaj informalitetit e pastrimit parasë.
E qartesisht kjo është pjesë e punës së parlamentit, por jo e një institucioni me krahë të prera pa fuqinë reale që duhet të ketë sepse një institucion i tillë nuk ia del dot. Pikërisht këtu është vullneti për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e Rolit të Kuvendit në Procesin e Integrimit.

Prandaj tej shpikjeve alla shqiptare që nuk i shërbejnë integrimit por zakonisht përqëndrimit të pushtetit në një dorë, detyra jonë është forcimi dhe puna e Këshillit Kombëtar të Integrimit që sipas ligjit e bën dhe e ka kryer me përpikmëri duke shërbyer si një platformë në shërbim të publikut dhe jo vetëm. Dëshmitarët e këtij vullneti politik të opozitës për të çuar përpara procesin e integrimit nuk janë vetëm shqiptarët por edhe vetë anëtarët e mazhorancës në atë këshill sikundër dhe ministrat e kësaj qeverie. Por një vullnet politik që ka munguar deri më sot tek qeveria dhe që duhet të ekzistojë për ta ndryshuar realisht Shqipërinë. Përndryshe do mbetemi të numërojmë të rinjtë që ikin, e pronat që ndahen si qoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →