Bota Shqiperia

“Me PS-në ky vend ka shansin historik të ndërtojë shtetin e së drejtës me çdo kosto”, Rama: Sa më shumë të lehin nga mbrapa, aq më shumë do të ecim përpara













































Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvendin Rinor të Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, teksa kërkoi votën e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Edhe një herë Rama tha se Reforma në Drejtësi është meritë e Partisë Socialiste dhe se me këtë parti vendi ynë ka shansin të ndërtojë një shtet real të së drejtës.

Po mos të ishim ne që i dhamë pavarësi drejtësisë, nuk do kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin sot dhe dje para drejtësisë. Reformën në drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë shqiptarëve shansin real të ndërtimit të shtetit real të së drejtës.Me PS Ky vend ka shansin historik të ndërtoje shtet të së drejtës me çdo dhimbje, çdo kosto çdo çmim”, tha Rama.

Kryeministri tha se Reforma në drejtësi nuk u bë për të goditur kundërshtarët, por për të krijuar shtet të së drejtës.

Rama iu referua gjithashtu edhe politikanëve që kanë shërbyer në PS dhe që sot janë para drejtësisë apo në kërkim. Ai tha se ky është rezultat i reformës në drejtësi.

“Ata do thonë se ne jemi çetë hajdutësh…se ata që ishin krah nesh në politikë një karrige me tutje, se sot janë para drejtësisë. Po mos të ishim ne që i dhamë pavarësi drejtësisë sot nuk do kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin sot dhe dje para drejtësisë. Reformën në drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për tu dhënë shqiptarëve shansin real të ndërtimit të shtetit real të së drejtës.Me PS Ky vend ka shansin historik të ndërtoje shtet të së drejtës me çdo dhimbje, çdo kosto çdo çmim”, tha kryeministri.

Rama: Kur ju dhemb koka nga një fjalë e tepërt, por duhet të dini se nuk ka qylym të shtruar, të shtrëngojnë dhëmbët të ulin kokën dhe të dyfishojnë punën.

Suksesi është të durosh, të vraposh mbi ë gjitha të ri ngrihesh sa herë që të vënë stërkëmbësin. Në 100 ditët e ardhshme do ngremë një shumicë më të madhe se asnjëherë më parë për t’i dhënë po shurdhues Shqipërisë brenda në Europë dhe një jo të madhe për t’i thënë Shqipërisë prapë në gropë.

Nuk do jetë betejë e lehtë, sepse ambicia jonë e madhe. Problemi ynë as këtë herë nuk do jenë kundërshtarët por dhe më shumë se herët e shkuara do jetë llumi kënetës së tyre që këtë herë do vërshojë edhe më shumë tërbim për të mërzitur sa më shumë zerma dhe të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz. Nuk do ja dalin. Do na duhet shumë drurin energji këmbëngulje deri në fund të këtyre 100 ditëve.

Duke sharë, shpifur, abuzuar, sajuar fabrikuar pështyrë, ulëritur ata do ju thonë se unë dhe ne jemi çdo gjë që në fakt janë ata vetë. Por ju do shikoni Shqipërinë dhe do i thoni vetës dhe të tjerëve se kush e bëri më mirë mund ta bëjë më të mirë akoma, dhe kush e la keq mund ta bëjë vetëm mos më keq. Ata do thonë se ne jemi çetë hajdutësh, se ata që ishin krah nesh në politikë, se sot janë para drejtësisë.

Po mos të ishim ne që i dhamë pavarësi drejtësisë sot nuk do kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin sot dhe dje para drejtësisë. Reformën në drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për tu dhënë shqiptarëve shansin real të ndërtimit të shtetit real të së drejtës.Me PS Ky vend ka shansin historik të ndërtoje shtet të së drejtës me çdo dhimbje, çdo kosto çdo çmim.

Sa më shumë të lehin nga mbrapa aq më shumë ne do ecim përpara, rroftë PS e Shqipërisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts