“Me Salianjin ‘u derdh gota’”- Noka për protestën e 7 tetorit: Frymë e revoltës është shumë e madhe!

me salianjin u derdh gota noka per protesten e 7 tetorit fryme e revoltes eshte shume e madhe





































Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar të hënën, 7 tetor.

flamur noka

Noka tha se fryma e revoltës është shumë e madhe.

“Fryma e revoltës është shumë e madhe. kemi patur kontakte të vazhdueshme me qytetarët, revolta është shumë e madhe. pakënaqësia ndaj narkoregjimit është duke vluar. Informacionet që vijnë në seli tregojnë se është e vështirë që të takosh një qytetar të lirë që është i kënaqur nga kjo qeveri. Pensionistët ndihen të fyer. Pensionistit i është rritur me një paketë cigare. Pensioni i tyre është fyerje dhe tallje me pagën e qeveritarëve”, tha Noka.

Ndër të tjera, deputeti demokrat tha se me vendimin për Ervin Salianjin, i cili u dënua me një 1 burg, kupa u mbush.

“Shëndetësia është e rrënuar. Profesione e lira janë të gjithë gati të ngrihen në këmbë sepse ka tentuar t’i zhdukë e asgjësojë me taksat. Bizneset po i shtyp. Në Shqipëri ka 2 kategori biznesesh, qeveritare dhe ata që mezi mbijetojnë.

Drejtësia e re, a ka ndodhur më parë të shkojë 16. Vjet shqyrtimi i çështjeve? SPAK lufton dhe ka synim të asgjësojë opozitën. Çfarë nuk e arriti dot Rama të nxjerrë jashtë ligji Rama, me logon, e ka synim SKAP. E gjithë opozita nën sulmin e SPAK. Me Salianjin “u derdh gota””, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →