“Më shantazhojnë bashkë me motrën në rrjetet sociale”, e mitura largohet nga banesa, policia arreston 21-vjeçarin

me shantazhojne bashke me motren ne rrjetet sociale e mitura largohet nga banesa policia arreston 21 vjecarin
me shantazhojne bashke me motren ne rrjetet sociale e mitura largohet nga banesa policia arreston 21 vjecarin

Kreu i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, me anë të një komunikate për mediat tha se efektivët po punojnë në luftën ndaj krimit kibernetik.

Vocaj tha se një shtetase në Tiranë ka denoncuar se ajo dhe motra e saj e vogël 13-vjeçare janë shantazhuar nga një adresa false. Nga kjo situatë, e mitura është larguar nga banesa.

Sipas policisë, pas një pune kërkimore, është arrestuar një shtetas 21-vjeçar Hajrullah Kamani, banues në Durrës. Ndërsa, më pas e mitura është gjetur dhe është kthyer në banesë. Vocaj theksoi se Policia e Shtetit vijon punën për luftën ndaj krimit kibernetik.

[embedded content]

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj: Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false.

[embedded content]

Si rrjedhojë, motra e vogël 13-vjeçare është largua nga banesa. Në pranga ra Hajrullah Kanani. Gjithashtu u gjet edhe 13-vjeçarja, e cila ishte larguar nga familja më parë.

“Përshëndetje,

Jam sot këtu së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, për të bërë prezente punën hetimore të kryer për një rast të evidentuar më datë 13 gusht, në fushën e krimeve kibernetike, gjatë të cilit është arrestuar një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.

Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
 
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale”Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal.

Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj.”, sqaroi kreu i Policisë së Tiranës, Vocaj.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →