Me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në gjendje të dehur në timon, policia ndëshkon shoferët: Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh

me shpejtesi tej normave te lejuara dhe ne gjendje te dehur ne timon policia ndeshkon shoferet jane arrestuar 61 drejtues mjetesh





































Policia Rrugore ka pezuluar 168 leje drejtimi dhe ka arrestuar 61 drejtuesh mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

3

“Janë pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt; Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë, në bilancin javor të publikuar.

Policia Rrugore ka apeluardrejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Njoftimi i policisë:

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, bazuar dhe në analizën e rrezikut si pasojë e shkeljeve të evidentuara nga shërbimet e Policisë, si dhe nisur nga fluksi i madh i lëvizjes në të gjitha akset kryesore nacionale, zonat bregdetare, qendrat urbane dhe zonat turistike, Policia Rrugore ka intensifikuar masat.

Masat kanë konsistuar dhe konsistojnë në monitorimin intensiv të lëvizjes së automjeteve, në shtimin e patrullave të lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë, si dhe në koordinimin e veprimeve me shërbimet e tjera të Policisë, si Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme.

Njëkohësisht janë marrë masa monitoruese me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunelin e Llogarasë, të Kalimashit dhe të Elbasanit.

Gjithashtu, masa janë marrë në bashkëpunim me shërbimet e tjera të policisë për garantimin e sigurisë rrugore dhe asaj publike gjatë aktiviteteve festive.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave:

– Janë pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

– Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, nga këto:

– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 3 332 për parakalime të gabuara;

– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

– 9 234 për parkim të gabuar;

– 1 213 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Gjithashtu, drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →