Hatixhe Brika, një TikTok-ere e njohur për publikun si Hati, së fundmi i është hequr patenta si dhe është gjobitur nga policia e shtetit me një shumë prej 20 000 lekësh.
E gjitha kjo ndodhi pasi Hatixhja ka publikuar një video në “Tik-Tok” ku shihet qartë teksa e shtyn partnerin e saj të eci me makinë duke tejkaluar normat e shpejtësisë.
Jo vetëm Hati por dhe bashkëshorti i saj Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.
Pasi video-ja ka marrë shumë klikime dhe ka shkruar virale jo vetëm policia, por edhe mediat kanë shfaqur shqetësimin e tyre për këtë rast.
@__hatiii Vrum vrum kawasaki😌🙈 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #adayinmylife #gclass #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨
Megjithatë, blogerja 19-vjeçare e ka kaluar me humor gjithë këtë situatë duke e publikuar në “InstaStory” lajmin dhe përbri ka shkruar: “Jashar, bëj gati helikopterin”.
Çifi në fjalë e kanë shfaqur shpesh pasionin e tyre për makinat e luksit, video të tilla zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në Tik-tokun e blogeres.
Kujtojmë që vete Hati deri më tani nuk e ka shfaqur kurrë fytyrën e bashkëshortit të saj në rrjetet sociale pasi është shprehur që ky i fundit nuk dëshiron të jetë fytyrë e njohur në publik.
Mirëpo, ndjekësit besnik të dyshes kanë siguruar foto të Jasharit, i cili thuhet se është një biznesmën me të ardhura të mira ekonomike, dhe tashme dhe ai është bërë i njohur gjerësisht, në Tik-Tok dhe jo vetëm.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co