Dyzet e dy persona janë vrarë ose janë zhdukur pas dy sulmeve në qendër të Gazës, sipas Zyrës për Media të Qeverisë të kontrolluar nga Hamasi.
Drejtori i Zyrës për Media, Ismail Al-Thawabtah, tha se sulmet kanë ndodhur në kampin Al Shati dhe në lagjen e afërt Al Tuffah.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile tha se 19 trupa ishin nxjerrë pas sulmit në Al Tuffah, ku më shumë se 35 persona u plagosën.
Gjithashtu, ai tha se një numër njerëzish mbetën nën rrënoja pasi aeroplani izraelit shënjestroi një shtëpi pranë varrezave Batsh në Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.
Sulmi tjetër ishte kundër një blloku banimi në Al Shati, gjithashtu pranë qytetit të Gazës, shkruan CNN.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në një deklaratë të shkurtër, thanë se aeroplanët luftarakë kishin goditur objektet e “infrastrukturës ushtarake të Hamasit” në zonën e qytetit të Gazës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co