Kryetari Partisë Demokratike, në fjalën e tij para simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ndër të tjera është shprehur se është më i vendosur se kurrë të çojë vendin drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
Kujtojmë që kërkesa për qeveri teknike erdhi në protestën kombëtare të 11 korrikut të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pjesw nga fjala e Berishws:
Edi Rama pas atentateve që organizon dhe dështon me turp, ndërmerr arrestet politike jo vetëm ndaj Sali Berishës, por ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës.
Arreston të zgjedhurit e saj vetëm e vetëm se është i çmendur pas pasurive të bregut dhe do t’ia kaparojë ato të gjitha me vëllain dhe sojin e tij të fëlliqur.
Por ne jemi këtu gardianë të të vërtetës.
Ne jemi këtu qëndrestarë të pamposhtur.
Avoketër të pakthyeshëm të interesit publik.
Të dinjitetit njerëzor.
Ne jemi këtu sot më të vendosur se kurrë të sakrifikojmë, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira.
Të mbrojmë interesin tonë kombëtar.
T’i rikthejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin, shtetin ligjor, kushtetutshmërinë.
Të godasim, të presim me forcën e ligjit lidhjet e tmerrshme të politikës me krimin.
Të presim me gërshërët e ligjit dorën e zezë të hajdutëve të pushtetit që varfëron shqiptarët.
Të presim me forcën tonë tentakulat e korrupsionit ndërkombëtar mbi këtë vend.
Shqipëria e shqiptarëve.
Shqipëria vend demokratik, vend i lirë, e sigurt në rrugën evropiane, është dhe mbetet motivi ynë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co