Që pas atentatit të dështuar ndaj Donald Trump gjatë një tubimi elektoral, Shërbimi Sekret amerikan ka rritur masat mbrojtëse.
Per këtë gjë është ankuar edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili u tha gazetarëve se Shërbimi Sekret ia ka ndaluar që të dalë në turmat e njerëzve.
“Ndihem mirë,” i tha presidenti një gazetari që e pyeti se si ndihesh, “përveç se nuk mund të dal më në turma, Shërbimi Sekret nuk më lejon.”
“Shërbimi Sekret tha se është shumë e rrezikshme,” u përgjigj Biden kur u pyet pse ishte i kufizuar.
Shërbimi Sekret ka rritur masat e tij mbrojtëse pas atentati të ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, ku ai plagos lehtë në vesh me armë zjarri.
Megjithatë, Biden ka të drejtë të përshëndesë mbështetësit në ngjarje edhe nëse agjentët i thonë ndryshe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co