Bota Kuriozitete

“Më thanë të gjitha të zezat!”- U përball me kritika pas intervistës për mediat serbe, reagon ish-banorja e BBV: Se kam bërë në dëm të Kosovës

me thane te gjitha te zezat u perball me kritika pas intervistes per mediat serbe reagon ish banorja e bbv se kam bere ne dem te kosoves

































Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, është bërë së fundmi tema e diskutimeve të shumta në rrjetet sociale.

edona jamesAjo u vlerësua pozitivisht për sjelljen e saj në BBV, por u përball me kritika të ashpra nga publiku për një intervistë të dhënë vite më parë në mediat serbe.

Edona ka zgjedhur të japë sqarime për këtë çështje në, duke theksuar qëllimet dhe motivet e saj prapa asaj interviste

“Kam komente që më shkruajnë ‘o serb’ ose ndonjë të tillë, por unë nuk jam ndjerë kurrë serbe dhe nuk do të ndihem asnjëherë. Unë e di çka ka ndodh ndaj nesh, dhe nuk e harroj kurrë”, deklaroi Edona në emisionin “Sol”.

Artisja theksoi se veprimi i saj nuk ishte i destinuar të shkaktonte asnjë dëm për Kosovën, dhe se ajo është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar.

Edona gjithashtu u shpreh se si artiste, ajo ka ndjekur mundësitë e karrierës, duke përfshirë edhe marrjen e disa ofertave luksoze në atë kohë që kanë përfshirë një pagë të majme.

“Një shqiptari është quar në këmbë për të m’i thënë të gjitha të zezat,” tregoi ajo, duke folur për përvojat e saj me bullizimin dhe ofendimet që ka përjetuar.

Edona shprehu gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë qëllimin të bënte diçka që do të lëndonte imazhin ose interesin e Kosovës.

“Unë këtë nuk e kam bërë në dëm të Kosovës, për t’i bërë dëm vendit tim ku jam rrit, ku i kam rrënjët”, tha ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts