Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ardhur nga Zvicra. Sipas mediave të Kosovës, në xhep atij i janë gjetur 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga.
Sipas burimeve të Expressit, policia ka gjetur frangat dhe telefonat në xhepat e rrobave të viktimës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.
“Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka konfirmuar policia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co