TIRANË – Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, u trajtua rasti i një 49-vjeçari, të ndarë nga ish-bashkëjetuesja. Burri është burgosur për një mesazh kërcënues që ka bërë në drejtim të ish-bashkëshortes, ndërsa ai që tashmë kërkon është të takojë djalin e tij që ka nga bashkëjetesa.
49-vjeçari tregoi sesi është njohur me ish-bashkëjetuesen. Ai tha se ka qenë i martuar edhe më herët dhe se ish-bashkejetuesen e ka njohur kur ishte i divorcuar. Sipas burrit, ish-bashkëjetuesja kishte 2 fëmijë dhe i kishte thënë se ishte ndarë nga bashkëshorti. Ndërsa, tashmë që dhe ai është ndarë nga ajo, ish-bashkëjetuesja nuk e lë të takojë fëmijët.
Altini: Bashkëjetuesen e kam njohur gjatë pandemisë. Më tha se nuk jetoj dot me burrin. Më tha se më kanë dhunuar, më kanë bërë shumë gjera të këqija, siç tregonte. Përpara kësaj njohje, kisha shumë kohë që isha divorcuar. Në martesën e parë isha unë personi që i kam dhënë fund martesës. Unë kam shkuar si njeri tek njerëzit e saj për martesë, kam shkuar tek babai dhe tek nëna e saj. Kur më njohu mua ishte e martuar, por iku nga burri. Unë jetova në Greqi, ndërsa ajo jetonte tek nëna. Nga bashkëjetesa lindi djali, që unë ia lashë emrin Aristotel.
Kimete: Ai më vjen mua te maja e thojit. Unë do të rrisë 3 fëmijët e mi, nuk rri rrugëve. Më ka çuar mesazhe kërcënuese, ku shkruante se do vras fëmijët e tu.
Altin: Të vazhdojë jetën, por të shoh djalin tim dua.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co