Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë ia ka dalë të marrë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Mundësi i natyralizuar si shqiptar, ka triumfuar sot në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg ndaj rusit Gadzhimurad Rashidov. Ky i fundit, i ka bërë shumë rivalitet mundësit çeçen që garon për Shqipërinë. Por në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline. Një sukses shumë i rëndësishëm, që vjen pikërisht këtë të shtunë, në një kampionat me peshë të madhe.
Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsëritë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co