Kristjan Asllani dhe Çalhanoglu i munguan dje Interit kundër Jang Bojs në Champions. 1 me 0 u fitua sfida nga klubi italian, ndërsa vështirësitë ishin të mëdha. Takimi i radhës luhet kundër Juventusit në Seria A dhe mediet italiane shohin si startues Kristjan Asllanin.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të marrë vendin e Çalhanoglu, të cilit me shumë gjasa i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Dhe për shkak të rëndësisë që ka ndeshja, Inzagi duket se nuk do preferojë eksperimentet, por do të startojë me zëvendësuesin ideal.
Kjo pasi ndryshe nga Çalhanoglu, Asllani pritet të jetë i rikuperuar plotësisht për të dielën. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, asgtu si dhe ndaj Romës në kampionat, mungoi për shkak dëmtimi.
Derbi i Italisë luhet ditën e diel ora 18:00. Dy skuadra që ndahen vetëm nga një pikë në renditjen e përgjithshme. Aktualisht vendin e dytë e mban Interi, teksa më pas ndjek Juventusi.
E.LOCI-PANORAMASPORT.AL