Mediat “kryqëzojnë” Taylor, hipotezat pse nuk iu dha penalltia Gjermanisë te prekja me dorë e Cucurella

mediat kryqezojne taylor hipotezat pse nuk iu dha penalltia gjermanise te prekja me dore e cucurella
mediat kryqezojne taylor hipotezat pse nuk iu dha penalltia gjermanise te prekja me dore e cucurella

Spanja dhe Gjermania kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në çerekfinalet e Europianit. Dy skuadrat më të mira të turneut kanë respektuar të gjitha parashikimet, ku në fund kanë festuar iberikët.

Një gol i Mikel Merinos në minutën e 119-të i ka dhënë fitoren 2-1 Spanjës që sheh nga Mynihu në gjysmëfinale. Megjithatë protagonist nuk kanë qenë vetëm dy skuadrat në fushë, por edhe gjyqtari i ndeshjes, Anthony Taylor. I akuzuar para ndeshjes nga spanjollët për humbjen në finalen e Ligës së Kombeve në Milano kundër Francës 1-2 në vitin 2021 me një gol në pozicion jashtë loje të Mbappesë, ai ka ngjallur sërish polemika. Këtë herë ai është akuzuar nga të dyja palët, nga spanjollët për një karton të kuq për Toni Kros dhe nga gjermanët për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Cucurella në kohën shtesë.

Toni Kroos– Momenti i parë i rëndësishëm ishte ai i minutës së shtatë, kur Toni Kroos ka bërë një ndërhyrje të gabuar ndaj Pedrit. Lojtari i Spanjës ka marrë një goditje në gju, por dhe një shkelm në këmbë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës mes lotësh. Për anglezin Taylor vetëm një faull, ndërkohë që minimalisht duhej të kishte ndëshkuar me të verdhë mesfushorin gjerman. Por kartoni ishte në limitet e të kuqit. Duke parë që Kroos u ndëshkua me të verdhë në pjesën e dytë, ai mund ta kishte lënë Gjermaninë me 10 vetë.

Penalltia e munguar – Momenti tjetër kulmor ishte ai i minutës së 107-të, kur pas një gjuajtje të Musialës, Kukureja dukshëm e ka prekur topin me dorë. Një penallti e qartë, por që Tejlor nuk e ka akorduar as me ndihmën e VAR-it. Akuzat nga Gjermania kanë qenë të ashpra. Por shpjegimi ka ardhur: para momentit, Fyllkrug e kishte prekur topin me dorë, gjë që e bëri të pamundur verifikimin me VAR. Shpjegimi i dytë ishte se edhe nëse topi do të kalonte, Fyllkrug do të gjendej në rrezen e portierit të Spanjës dhe do të anulohej për pozicion jashtë loje./ Panorama Sport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →