Lifestyle

Megan Fox, në pritje të ëmbël? Aktorja “zbulon” lajmin në një videoklip

megan fox ne pritje te embel aktorja zbulon lajmin ne nje videoklip
megan fox ne pritje te embel aktorja zbulon lajmin ne nje videoklip

Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e fryrë, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë.

Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun e fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël.

Titujt e fundit i hutuan edhe më shumë fansat, pasi në një moment shkruhej: Prezantimi: Baby Violet Leika”.

Rrjeti ka ngritur dyshime nëse Foxx është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim.

Një përdorues i Reddit gjeti një koment në Instagram nga një grua që pretendon se është nëna e fëmijës në video, duke konfirmuar se Fox “nuk është” shtatzënë dhe se “ishte vetëm për videon”. Gjithashtu, gruaja shtoi se “vajza ime e vogël bëri shumë mirë dhe u argëtua shumë”.

Foxx dhe Kelly as nuk i kanë konfirmuar e as mohuar thashethemet për shtatzëninë.

Aktorja e njohur ka treguar se ka pësuar një abort gjatë lidhjes me muzikantin. Kelly e trajtoi abortin në këngën e tij “Don’t Let Me Go” vitin e kaluar dhe Fox shkroi për humbjen “me të vërtetë tragjike” në librin e saj me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts