Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për lënien në masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe 10 të pandehur të tjerë të cilët akuzohet se janë pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK përgjatë një operacioni që zgjati dy ditë (17-18 Maj).
Të akuzuarit kundërshtuan vendimin e GJKKO-së, por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e tyre.
Ndërkohë ankimimi i Besian Xhixhës dhe Enver Divës nuk është pranuar nga Apeli i GJKKO-së.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 28.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 20.06.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi Naim Stafuka, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimeve nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 50, datë 19.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me ankuesit N.S., B.A. (alias B.G.), A.N., R.L., S.B., D.B., D.B.
- Miratimin e vendimeve nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 51, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me ankuesit Gj.C. dhe A.Z.
- Miratimin e vendimeve nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me ankuesin E.Sh.
- Mospranimin e ankimit të ankuesve B.Xh. dhe E.D., ndaj vendimit nr. 49 datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co