Bota

Megaoperacioni i SPAK zbardh disa vrasje/ Mes personave me masë sigurie edhe “Dari i Elbasanit”, i arrestuar në Dubai dhe 2 oficerë policie

megaoperacioni i spak zbardh disa vrasje mes personave me mase sigurie edhe dari i elbasanit i arrestuar ne dubai dhe 2 oficere policie





































Në kuadër të megaoperacioni që po zhvillohet nga SPAK në disa qytete, mësohet se GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si Dari i Elbasanit. 

spak

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie, ndërsa bëhet e ditur se nga ky megaoperacion janë zbardhur disa vrasje në Elbasan.

Më herët u raportua se po në kuadër të këtij megaoperacioni eshte leshuar arrest shtepie per ish gjytetaren Pajtime Fetahu dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Emri i Bakos, doli dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehej Dumani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts