Meghan Markle dukej thjesht mahnitëse ndërsa doli me një fustan të elegant të Johanna Ortiz me print të kuq në ditën e parë të turneut të saj në Kolumbi me Princin Harry.
Fusani i Dukeshësh së Sussex-it, sipas revistës Hello kushton 2,100 dollarë dhe është punuar nga një stiliste kolumbiane.
Stilistja për krijimin e veshjes së Meghan Markle është frymëzuar nga efektet transformuese të pëlhurave të bukura dhe që krijon koleksione që janë femërore dhe elegante.
Për flokët dhe grimin, bashkëshortja e Princit Harry kishte një pamje natyrale, ndërsa flokët e saj brune ishin të stiluara me kaçurrela të lëshuara mbrapa.
Duka dhe Dukesha ishin në Qendrën Kombëtare të Arteve Delia Zapata Olivella, ku u përshëndetën nga ministri Juan David Correa Ulloa dhe drejtoresha e muzeut Xiomara Suescún.
Gjatë vizitës, Harry dhe Meghan u trajtuan me pjesë të ndryshme kulturore. Çifti shijoi një fragment të shfaqjes Lose Yourself, me regji të aktorit dhe dramaturgut Fabio Rubiano, dhe ata gjithashtu takuan dhe dëgjuan Alexis Play, një muzikant Chocoano.
Udhëtimi i Harryt dhe Meghan në Kolumbi u njoftua në fillim të këtij muaji. Vizita synon të mbështesë projekte që mbrojnë të rinjtë nga dëmtimi në internet, veçanërisht lidhur me “ngacmimin kibernetik, shfrytëzimin në internet dhe ndikimin e këtyre kërcënimeve në shëndetin mendor”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co