Mekanizmi i PS për të bllokuar kërkesat e opozitës, i gabuar”- Mesila Doda: Do Zoti nuk mblidhen të gjithë bashkë dhe ta heqin SPAK-un

mekanizmi i ps per te bllokuar kerkesat e opozites i gabuar mesila doda do zoti nuk mblidhen te gjithe bashke dhe ta heqin spak un

































Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda, duke komentuar zhvillimet e fundit politike është shprehur se PS po ndjek një mekanizëm të gabuar duke bllokuar të gjitha kërkesat e opozitës në Kuvend.

mesila doda

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Doda tha se “opozita vetëm fjalën ka, është pushtet i madh, por nëse ka frikë edhe nga fjala ky nuk është tregues i një demokracie të shëndetshme”.

Duke folur për Prokurorinë e Posaçm (SPAK) ajo tha se ky institucion i drejtësisë ka bërë një punë të mirë dhe se është shpresa e vetme e shqiptarëve që diçka të ndryshojë.

Ndër të tjera Doda u shpreh duke thënë; ‘do Zoti nuk mblidhen të gjithë bashkë dhe ta heqin SPAK-un’.

 “Pati një evidentim nga RAI3, një shkrim nga Bild dhe opozita ka të drejtën e saj të ketë aksionin e saj opozitar. Sa i përket mënyrës si u zhvilluar seanca plenare, nuk është se pati tymuese, pati një debat më të ashpër, deri këtu nuk ka asgjë. Ajo që më duket si një mekanizëm i gabuar nga mazhoranca është bllokimi i çdo kërkese të opozitës për mocione, debate, etj.

Opozita vetëm fjalën ka, është pushtet i madh, por nëse ka frikë edhe nga fjala ky nuk është tregues i një demokracie të shëndetshme. Qeveria do bëjë punën e vetë si ekzekutiv, ndërsa parlamenti do bëjë punën e vetë. Kam thënë se do Zoti nuk mblidhen të gjithë bashkë dhe ta heqin SPAK-un. Sot SPAK ka mbështetje shumë të madhe, jo vetëm amerikanët, por ka mbështetje të madhe nga shqiptarët. Këtë e shohin si shpresën e vetme për të ndryshuar diçka, unë vetë e shoh të tillë. Ka bërë një punë të mirë, ka edhe gabime, por diçka po lëviz”, tha ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →