Sport

Merakto/ PSG gati oferta e “çmendur” për Osimhen, miliona për Napolin e De Laurentis

merakto psg gati oferta e cmendur per osimhen miliona per napolin e de laurentis
merakto psg gati oferta e cmendur per osimhen miliona per napolin e de laurentis

Orë deçizive për Victor Osimhen tek PSG. Klubi parisien është i gatshëm të kryejë blerjen më të bujshme të verës, për të afruar nigerianin e Napolit tek kryeqytetasit. Do të jetë një tratativë e vështirë, por sikundër bëjnë me dije mediat italiane, klubi nga Parisi është gati të bëjë çmedurira për Osihmen, të cilin e shikon si pasuesin e Kylian Mbappe.

Flitet se për momentin nga PSG janë ofruar 100 milionë euro, por presidenti napoletan Aurelio De Laurrentis kërkon për sulmuesin nigerian 130 milionë euro. Megjithatë fakti që agjenti i Osimhen, Roberto Calenda ka udhëtuar së fundmi drejt Parisit, për të takuar drejtuesit e klubit parisien, do të thotë se të dyja klubet si dhe dëshira e lojtarit është që tratativa të mbyllet.

Në këtë mënyrë skuadra e teknikut Antonio Conte mund të hidhej në “sulm” për Romelu Lukakun, që ditë e fundit duket se i ka shprehur “dashurinë” ish teknikut të tij tek Inter, për t’iu bashkuar atij sërish, këtë herë tek Napoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts