Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 469K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, njësoj si javën e kaluar, edhe këtë herë edhe ajo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar plot 26000 ndjekës dhe numëron 402K.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 139K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka humbur 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tani ka 848K, ndërsa Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 185K ndjekës.