Shqipëria arriti të barazonte 2-2 ndaj Kroacisë, duke marrë pikën e parë në këtë Euro 2024, në duelin që rezultoi dramatik. Në lidhje me këtë përballje foli edhe sulmuesi, Armando Sadiku, i cili shënoi golin e parë për kuqezinjtë në Europianin e 2016. Në një prononcim të dhënë për “Klan News”, Sadiku ndër të tjera deklaroi:
“E nisën shumë mirë ndeshjen, jo si me Italinë që e nisën dhe e shënojnë golin dhe pastaj ishin në heshtje pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë. E nisën pjesë e parë shumë fort dhe me gjithë shpirt çunat kanë luajtur shumë mirë pjesën e parë. Mund të kishim realizuar edhe golin e dytë, që do të ishte vendimtar për ne, po nganjëherë fati nuk ishte me ne. Por më fund arritën të barazonim. Për mendimin tim kemi merituar ta fitonim ndeshjen, sepse luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, perfekt do thoja.
Edhe Berat Gjimshiti e tha në një intervistë që nuk duhet të jemi vetëm çuna të bukur, duhet të luajmë edhe pak ‘futboll të pisët’. Kur jemi në avantazh duhet të vonojmë sa më shumë lojën, të luajmë me nervat e kundërshtarit.
Kjo na ka munguar në të dyja ndeshjet, vonimi pak i lojës, duke e çorientuar kundërshtarin. Duhet të kishin përfituar nga dobësia e Kroacisë. Unë personalisht nuk e prisja që Kroacia të ishin kaq dobët, nuk ishte dobët sepse ne u vendosëm shumë mirë në fushën e lojës. Mendoja se ata mund të ishin më shumë agresivë, të krijonin më shumë raste. Ishin me të vërtet dobët. Ne duhet të kishim fituar këtë ndeshje duhet të kishim përfituar nga dobësia që tregoi Kroacia”, u shpreh Sadiku.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co