Milan-Atalanta ishte dhe mbetet një sfidë direkte për zonën Champions. Dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, një “X” që i qëndron ngushtë, mbi të gjitha ekipit të Pioli që ishte superior në çdo aspekt. “Djalli” kishte kontrollin e lojës, 68% mbajtja e topit, krijuan 20 raste, goditën 7 herë kuadrat, për më tepër kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me një aksion personal fantastik nga Rafa Leao, goli i pari për këtë sezon në Serie A.
[embedded content]
Ky gol i shpejtë krijoi iluzionin se Milan do ta kishte të lehtë, por Giroud dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin të saktë në finalizim. Sulmuesi francez u bë protagonist për keq teksa në minutën e 42-të shkaktoi një 11-metërsh, për faull në zonë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Koopmeiners u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Në fraksionin e dytë, Pulisic dhe Loftus-Cheek flirtuan me golin e fitores, por Carnesecchi mbajti në lojë pikën e Atalanta-s.
[embedded content]
Stefano Pioli, trajneri i Milan, në konferencë për shtyp bëri fillimisht moviole duke theksuar se në këndvështrimin e tij penalltia në favor të Atalanta-s ishte e tepër: “Giroud nuk bëri asgjë, këto gjëra më japin shumë bezdi. Nëse kishte një skuadër që e meritonte fitoren, ata ishim ne”, u shpreh ndër të tjera Pioli pas ndeshjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co