Sport

Merkato/ Bayern Munchen i “vihet” pas mefushorit holandez të PSG-së

merkato bayern munchen i vihet pas mefushorit holandez te psg se
merkato bayern munchen i vihet pas mefushorit holandez te psg se

Xavi Simons është kthyer në një nga objektivët kryesorë të Bayern Munich për këtë merkato. Fantazisti hollandez shihet nga drejtuesit bavarezë si i duhuri për të përforcuar ekipin. Në krahun tjetër, është vetë drejtori i Bayern, Christoph Freund që ka folur mbi futbollistin, kartoni i të cilit është në pronësi të Paris Saint-Germain. Freund nuk kursen elozhet për Simons, duke lënë të kuptohet që është një objektiv për merkaton.

“Ai është një lojtar shumë i mirë. Simons luajti mirë në Europian dhe pati një sezon fantastik me Leipzig. Ai është përmirësuar shumë mirë në vitet e fundit. Unë mendoj se ai do të ketë një karrierë në nivele të larta. Xavi është i jashtëzakonshëm”, është shprehur drejtori i Bayernit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts