![Merkato/ Derbi i Italisë për Gudmundsson, Juventus gati t’i “prishë” planet kampionëve të Italisë 2 merkato derbi i italise per gudmundsson juventus gati ti prishe planet kampioneve te italise](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/merkato-derbi-i-italise-per-gudmundsson-juventus-gati-ti-prishe-planet-kampioneve-te-italise.jpg)
Prej javësh kampionët e Interit janë vënë në ndjekje të islandezit të Genoas Gudmundsson. Sezonin e shkuar Gudmundsson ishte një prej lojtarëve më të mirë tek klubi kuq e blu. Por tratativa për të shkuar tek islandezi për ziklatrit është vështirësuar akoma më shumë, pasi siç raportojnë mediat italiane në garë për të është futur edhe Juventusi i Thiago Mottës.
Edhe Juventus ashtu si Inter janë duke menduar për të gjetur marrëveshjen me klubin xhenovez nëpërmjet formulës së huazimit duke ofruar fillimisht 8-10 milionë euro, e më pas për të patur të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm për 15 milionë euro.
Në ditët në vijim do të mësohet më shumë lidhur me këtë tratativë, por e sigurte është që me shumë gjasa për Gudmundsson do të ketë një derbi të Italisë, mes Interit dhe Juventusit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co