Problemet në prapavijën e Bajern Mynih gjatë javëve të fundit hodhën idenë se ata do vërshonin në tregun e transferimeve për të përforcuar mbrojtjen, apo të gjenin një alternativë serioze në pozitën e Herri Kejn.
Nuk ndodhi kështu. Portieri Jonas Urbig është i vetmi në këtë merkato dimri, ndërsa Tom Bishof do jetë i gatshëm nga vera. Leverkusen u pa më aktive, duke siguruar Mario Hermoso, Emiliano Buendia dhe Alejo Sarko, të tre më formulë huazimi.
Dortmundi në këtë dritare transferimesh gjeti trajneri e ri, Niko Kovaç. Po ashtu verdhezinjtë firmosën edhe me Svenson, teksa u largua Malen drejt Aston Vilës. Surpriza më e madhe ishte Lajpcig, e cila firmosi përfundimisht me Ksavi Simons për 80 milionë euro nga PSG (50+30 milionë bonuse).
BAJERN MYNIH