Bota Sport

Merkato e Lacios në vendnumëro për shkak të Hysajt, bardhekaltrit janë në pritje të vendimit të mbrojtësit

merkato e lacios ne vendnumero per shkak te hysajt bardhekaltrit jane ne pritje te vendimit te mbrojtesit



































Lacio ka nxjerrë jashtë planeve Elseid Hysajn, por për mbrojtësin nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë në klub dhe tani për bardhekaltrit ky është kthyer në problem serioz. Hysaj luan prej vitesh në Serinë A dhe tashmë mbetet e paqartë se ku do të vijojë karrierën.

hysaj

Siç raportojnë mediat italiane, për Hysajn kanë shprehur interesim dhe po marrin informacione te klubi bardhekaltër vetëm disa klube nga Arabia Saudite dhe Katari.

Por asnjë prej tyre nuk ka bërë hapin konkret, duke sjellë jo pak telashe te italianët.

Rroga e lartë e Hysajt, pengon që për momentin klubi të bëjë një lëvizje për të afruar futbollistë të tjerë në krahët e mbrojtjes.

Italianët kanë një akord me futbollistin shqiptar që ta lënë të largohet si lojtar i lirë nëse merr një ofertë që i intereson, pasi në këtë mënyrë shpëtojnë nga rroga e tij që kalon 2 milion eurot në sezon.

Por fakti që Hysaj vazhdon i qetë pushimet dhe në adresë të tij deri tani nuk ka oferta interesante, ka bërë që situata të mos ndryshojë dhe Lacio të jetë në pritje të transferimit të mbrojtësit shqiptar, para se të bëjë hapin konkret për afrimin e një tjetri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts