Sport

Merkato e Liverpool, The Reds pas mesfushorit të La Liga

merkato e liverpool the reds pas mesfushorit te la liga
merkato e liverpool the reds pas mesfushorit te la liga

Liverpool kërkon përforcime për mesfushën. The Reds kanë identifikuar Martín Zubimendin, lojarin e Real Sociedad, si një përforcim të mundshëm.

Klubi anglez është gati të futet në tratativa, por problem më vete do jetë kostoja e operacionit, pasi spanjollët nuk heqin dorë lehtë nga shërbimet e Zubimendit. Ky i fundit ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë funtesh (60 milionë euro), shifër kjo e konsiderueshme.

Liverpool shpreson se nëpërmjet negociatave do të mund të gjejë ndonjë marrëveshje, por situata mbetet komplekse. Zubimendit do i pëlqente një kalim në Premier League, çka mund të jetë diçka e rëndësishme gjatë zhvillimit të bisedimeve.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts