Bota Sport

Merkato e nxehtë/ “Zonja” merr Konseisaon, priten Sanço, Nico dhe Kopmainers

merkato e nxehte zonja merr konseisaon priten sanco nico dhe kopmainers





































Nuk ka kohë për të humbur dhe drejtori Xhuntoli ka siguruar goditjen e parë pas disa javësh pushimi në merkato. Fransisko Konseisao pret miratimin e Portos për t’u nisur drejt Torinos. Ai do të jetë një lojtar i ri nën urdhrat e Motës, ndërkohë që “Dragonjtë” nuk e kanë grumbulluar për ndeshjen e radhës.

JUVENTUS

Ndërkohe Juventusi do të ishte kthyer me forcë te Xhejdon Sanço, anësori anglez sulmues i lindur në vitin 2000 që luan për Mançester Junajtid. Edhe pas pajtimit me trajnerin Ten Hag, duke se anglezi ka ende pakënaqësi dhe dëshiron të ndryshojë ambient. Sipas “Sportmediaset” po planifikon një ofertë në bazë të një huazimi me detyrim blerjeje me kusht 40 milionë euro. Por pengesa e vërtetë e operacionit do të ishte rroga e Sanços, i cili fiton 20 milionë euro bruto në sezon, një shifër shumë larg politikës së Juves në lidhje me borderonë

TAKIM PËR NIKON – Edhe nëse arrin Sançhon, Juventus do të vazhdojë të synojë forcimin e paketës së anësorëve sulmues në dispozicion të trajnerit Tiago Mota. Siç thekson “Sportmediaset” në faqen e saj zyrtare, “objektivi kryesor është padyshim Nico Gonzalez. Sa i përket argjentinasit, një takim i ri me drejtuesit e Fiorentinës është planifikuar për sot pavarësisht se nga klubi vjollcë deklarojnë se lojtari mund të vlejë edhe më shumë se 40 milionë eurot e përmendura deri më tani.

PRITET KOPMAINERSI – Nga ana tjetër, drejtuesit bardhezi nuk po lënë gur pa lëvizur për Teun Kopmainers, mesfushor e Atalantës. Siç raportojnë media ta ndryshme italiane, “Zonja e vjetër” do të kishte shkuar deri në 59 milionë euro në total për kartonin e lojtarit (52 milionë pjesë fikse, plus 7 bonuse), shifër që barazon praktikisht kërkesën prej 60 milionë eurosh nga bluzinjtë. Tani i takon Atalantës të vendosë nëse do të pranojë propozimin e Juventusit apo do të vazhdojë të këmbëngulë dhe të mos e shesë lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts