Janari konsiderohet si “merkato e riparimeve”, si e tillë, ekipet në Serie A lëvizën shumë pak. Më notën më të lartë për lëvizjet e kryera vlerësohen Inter, Juve dhe Roma. Zikaltërit gabuan gjatë verës duke afruar Cuadrado-t, kjo është e qartë, për këtë arsye Marotta dhe Ausilio afruan një anësor me perspektivë si Buchanan, ndërsa në verë kanë rezervuar me parametra zero Taremi dhe Zielinski-n. Me notën 7 vlerësohet edhe merkato e Juves.
“Nuk do të bëjmë asnjë blerje”, u shpreh fillimisht Giuntoli, por dhe këtë herë nuk qëndroi në heshtje duke afruar Tiago Djalo i cili i ishte premtuar Interit në merkaton e verës. Juve siguroi edhe kartonin e Carlos Alcaraz, një xholi i vërtetë për Allegrin. Një merkato pozitive zhvilloi edhe Roma.
Pavarëissht se është larguar Mourinho, drejtuesit e klubit afruan një sulmues me prespektivë si Baldanzi ndërsa siguruan edhe shërbimet e Angelino-s. Ekipet e tjera big në Sëerie A u limituan duke mos larguar lojtarë, duke ruajtur grupin aktual.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co