Dëmtimi i Buchanan në Copa America me Kanadanë, bëri që te Interi të ndryshojnë planet e merkatos dhe drejtuesit zikaltër janë hedhur tashmë në kërkim të një futbollisti që të mund të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes me tre. Emri i përzgjedhur duket se është kolumbiani Juan Cabal, i cili prej dy sezonesh është pjesë e Veronës në Serinë A. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me 23-vjeçarin kolumbian dhe po negociojnë me klubin e Veronës për formulën e transferimit. Synimi i Interit është që ta marrë Cabal në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 8 milionë eurove, ndërsa Verona kërkon të arkëtojë menjëherë 10 milionë euro.
Distanca mes palëve është e vogël dhe gjasat janë që brenda javës së ardhshme të arrihet një marrëveshje, e cila do të bënte që Cabal të vihej menjëherë në dispozicion të Inzaghit dhe të niste përgatitjet për sezonin e ri. Në rast transferimi te zikaltrit, Cabal do të ishte zëvendësuesi i parë i Alessandro Bastonit në të majtë të mbrojtjes, ndërsa Carlos Augusto do të vazhdojë të bëjë zëvendësuesin e Dimarcos në pritje të rikuperimit të Buchanan.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co