Sport

Merkato/ Inter pranë zyrtarizimit të blerjes së dytë, Taremi “zbarkon” në Milano

merkato inter prane zyrtarizimit te blerjes se dyte taremi zbarkon ne milano
merkato inter prane zyrtarizimit te blerjes se dyte taremi zbarkon ne milano

Pas Piotr Zielinskit, tek Inter është koha e zyrtarizimit të blerjes së dytë. Në fakt klubi zikaltër e kishte pohuar edhe para nisjes së merkatos se kishte mbyllur marrëveshjen për dy futbollistë me parametër 0. I pari ishte polaku Zielinski, ndërsa sot në Milano ka mbërritur iraniani Mehdi Taremi. Ish sulmuesi i Portës ka ardhur në Milano dhe po kryen vizitat mjekësore. Menjëherë më pas klubi ziklatër pritet të publikojë edhe lajmin zyrtar për afrimin e tij.

Taremi është një sulmues me shumë peshë, që do të përforconte ndjeshëm një repart ofensiv me shumë kualitet te zikalterit. Dyshes Lautaro-Thuram i shtohet edhe Taremi, duke e bërë kështu Interin sërish edhe këtë sezon skuadrën për t’u mundur në Itali. Megjithatë na duhet ende të presim pasi merkatoja ende nuk është futur në fazën më të nxehtë dhe rivalët e skuadrës së Simone Inzaghit mund të përforochen për ta bërë edhe më të ekuilibruar “luftën” për Serinë A.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts