Sport

Merkato/ Interi në kërkim të një mbrojtësi, gati oferta për lojtarin spanjoll të Aston Villa-s

merkato interi ne kerkim te nje mbrojtesi gati oferta per lojtarin spanjoll te aston villa s
merkato interi ne kerkim te nje mbrojtesi gati oferta per lojtarin spanjoll te aston villa s

Inter vazhdon punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ri, ndërsa së fundmi raportohet se “zikaltërit” kanë kthyer fokusin nga Premier League. Mediat britanike bëjnë me dije se kampionët e Italisë janë duke punuar për afrime të reja në repartin e mbrojtjes dhe emri i parë në listën e dëshirave është ai i lojtarit të Aston Villa-s, Pau Torres.

27-vjeçari të cilin Aston Villa e bleu nga Villarreal vitin e shkuar për 33 milionë euro tashmë vlerësohet plot 50 milionë euro, një shifër goxha e lartë. Pavarësisht çmimit të lartë të kartonit të Torres, Inter shpreson që Aston Villa të pranojë edhe disa lojtarë në shkëmbim, në mënyrë që të ulë tarifën e mbrojtësit spanjoll.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts