Bota Sport

MERKATO KUQEZI/ Asllani e Mitaj në rritje, Europiani nuk jep efekt te transferimet e lojtarëve

merkato kuqezi asllani e mitaj ne rritje europiani nuk jep efekt te transferimet e lojtareve



































Kampionati Europian padyshim që ishte një vitrinë për shumë futbollistë, ku në tri ndeshje kanë pasur mundësinë që të tregojnë cilësitë e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët kuqezinj. Shqipëria luajti tri ndeshje në grupe, dy prej të cilave u humbën me Spanjën dhe Italinë dhe një u barazua me Kroacinë.

shqiperia kombertarja

Në përgjithësi paraqitjet ishin të mira, por nga kjo performancë, vetëm dy lojtarë kanë rritur vlerën e tyre në treg. Kristjan Asllani, mesfushori i Interit tani ka një karton që i vlen 18 milionë euro, ndërsa pak kohë më parë, vlera e tij ishte 13 milionë.

Asllani ishte titullar në të trija ndeshjet dhe mori çelësat e mesfushës në dorë. Ai mban medaljet e kampionit në Serinë A dhe padyshim që është në planet e Interit edhe për të ardhmen. Një tjetër futbollist i cili ka rritur vlerën është Mario Mitaj.

Sipas “Transfermarkt”, mbrojtësi kushton 3.5 milionë euro, por kjo nuk e detyron klubin e Lokomotivës së Moskës që të kërkojë këtë shumë. Me paraqitjet e Marios në Europian, klubi rus padyshim që do të kërkojë një shumë më të lartë për këdo që është i interesuar që të blejë Mitajn.

Megjithatë, në treg mbrojtësi i talentuar tashmë nuk vlen më 2 milionë euro si përpara Europianit, por 3.5 milionë. Rritje të lehtë kanë pësuar edhe Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Medon Berisha.

ASNJË EFEKT NË MERKATO – Nëse disa lojtarëve iu është rritur vlera pas Europianit, në merkato ky kompeticion nuk ka pasur ndonjë efekt, të paktën deri tani. Lëvizja e vetme është e Tomas Strakoshës i cili u largua nga Premier Liga për në kampionatin grek, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë lëvizur.

Megjithatë deri në mbyllje të tregut të transferimeve ka më shumë se një muaj kohë dhe mbetet për t’u parë se cili nga kuqezinjtë do të ndryshojë ekip sezonin e ri.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts