Armando Broja do të largohet nga Chelsea, ndërsa enigmë mbetet skuadra e tij e re. Mediat, së fundmi, flasin për një interesim të një skuadre.
Southampton ka “zgjuar” përsëri interesin për yllin kuqezi, futbollist të cilin e ka patur në dispozicion si huazim, edhe më përpara. Blutë e Londrës duan shitjen përfundimtare të Brojës, pasi nuk është në planet e skuadrës.
Ndërkohë që ekipi nga Southampton po reflekton dhe po mendon të bëjë ndonjë lëvizje konkrete. 22-vjeçari ka realizuar 6 gola, në periudhën që luajti për këtë ekip.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co